Një pamje sa e bukur aq edhe e çuditshme u shfaq për banorët e zonës në Gjirin e Ob, në veriperëndim të Siberisë, pasi me mijëra topa dëbore natyralë u formuan në det.

Sipas BBC, rreth 18 kilometra përgjatë bregdetit u mbuluan nga sferat prej akulli, madhësia e së cilave ishte sa një top tenisi deri tek 1 metër rreth e rrotull.

topat

Ato janë rezultat i një procesi të rrallë mjedisor, ku formohen copa të vogla akulli dhe rrotullohen nga era dhe uji, duke përfunduar në topa të mëdhenj dëbore.

Banorët e zonës në qytetin e Nyda, që ndodhet në Gadishullin Yamal, pak më lart nga Rrethit Arktik u shprehën se nuk kishin parë kurrë më parë një gjë të ngjashme./tvklan.al

akulli3