Tomas Strakosha mund të zërë vendin e kampionit të botës Hugo Lloris tek klubi i Premier League, Tottenham. Është e përditshmja ‘The Sun’ që ka publikuar lajmin se skuadra angleze është gati të bëjë ofertën për portierin e Lazios dhe të Kombëtares Shqiptare.

35 milionë Paund kanë gati londinezët për një kontratë afatgjatë me futbollistin që e shohin si zëvendësin më të mundshëm të portierit aktual. Lloris ka zhgënjyer në ndeshjet e fundit dhe forma e tij ka qenë e dobët.

Ekipi kërkon më shumë garanci. Prej javësh flitet për një interesim të Tottenham për Strakoshën, por tratativat pritet që të nisin me përfundimin e sezonit futbollistik.

Strakosha ëhtë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Lazio, por një ofertë e majme mund ta lëkundë Presidentin e Lotito.

Tv Klan