Tottenham – Ajax dhe Barcelona – Liverpool janë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ndeshjet e së mërkurës vendosën gjithçka.

Tottenhami kaloi me tej edhe pse humbi 4 – 3 sfidën e kthimit në fushën e Manchester Cityt. Suksesi 1 – 0 i Spursave javën e kaluar ndikoi në kalimin e turit.

Liverpuli u kualifikua në gjysmëfinale duke fituar edhe përballjen e dytë me Porton.

Takimi i luajtur në Portugali u mbyll me rezultatin 4 – 1 në favor të ekipit anglez. Liverpooli e kishte fituar 2 – 0 edhe ndeshjen e parë.

Tv Klan