Kallëzimit të bërë në Qershor për Lulzim Bashën pas deklaratave të tij në parlament për çështjen e “Tojota Yaris”-it, Taulant Balla që u akuzua nga kryedemokrati si i përfshirë në këtë aferë, i ka bashkëngjitur të tjera dokumente që ai i cilëson si prova.

Sipas kreut të grupit kuvendor socialist, Basha ka nxjerrë sekretin hetimor dhe duke dekonspiruar aksionin e policisë bëri të mundur largimin dhe mosarrestimin e vëllezërve Vladi, të dyshuar si organizatorë të këtij rrjeti trafiku.

Së fundmi i kallëzuari Lulzim Basha me deklaratën e tij ka ndihmuar më qëllim moskapjen dhe mosarrestimin e autorëve të krimit, pjesëtarëve të një Organizatë Kriminale siç edhe rezulton ikja dhe mosarrestimi i vëllezërve Vladi që rezultojnë organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, duke konsumuar tërësisht elementët e veprës penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” të parashikuar nga neni 302/2 I Kodit Penal.

“K

am depozituar prej disa javësh një tjetër kallëzim penal në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për kallëzim të rremë, shpërdorim detyre, vënie në rrezik të veprimeve hetimore që ka të bëjë me tregtimin e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat kam bazuar këtë kallëzim penal. Kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulëzim Basha do jetë një person që sipas parashikimeve të kodit penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë

”, tha Balla

Ky është një nga 3 kallëzimet penale që Balla ka bërë për kreun e Partisë Demokratike. 2 të tjerat janë për akuzat që selia blu ka bërë për Ballën që e lidhin atë me çështjen “Babale” dhe atë të Xhisiela Malokut.

Tv Klan