Këngët e vjetra mbeten gjithnjë në modë dhe shpeshherë ‘pushtojnë’ rrjetin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngën e Marjola Kaçanit, “Trëndelina” që ajo e ka kënduar dikur në Tv Klan. Në një bisedë në “Rudina” për të promovuar bashkëpunimin e ri me vëllain, Jurgenin, të titulluar “Vashëzo”,  Marjola tregon edhe si erdhi versioni i ri i “Trëndelinës” ku ajo shoqërohet nga Skerdi.

Rudina Magjistari: Ke pasur edhe një bashkëpunim tjetër, Marjola. Duket sikur e ke tradhtuar pak vëllain?

Marjola Kaçani: Jo, Jurgenin nuk e tradhtoj kurrë. Në fakt, ”Trëndelina” ka qenë një këngë, madje edhe kur e kam publikuar, e kam kënduar në Klan, ka vite, në filimet e mia dhe që atëherë u la si një këngë që ngeli, doli, u këndua dhe mbaroi. Unë nuk e dija që ishte bërë trend sepse nuk jam ndonjë fanse e TikTok-ut dhe nuk e kisha idenë që bëheshin këto videot virale, vetëm po ma dërgonin shumë shpesh që “Trëndelina” është bërë virale.

Rudina Magjistari: Risjellin herë pas here këngët e vjetra.

Marjola Kaçani: Një ditë të bukur, me Skerdin, më komunikon dhe thotë “kam dëshirë”. Okej, i thashë, çfarë, qysh,  tek dhe vendosëm ta bënim bashkë, përse jo edhe me një videoklip. Normalisht ishte një trend që ishte bërë në TikTok, kur ne e risollëm të plotë, pati goxha sukses./tvklan.al