zjarr ne banese

Një zjarr i fuqishëm në një banesë në fshtatin Mlizë të Elbasanit u ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh.

Bashkëshortët Fanie dhe Dhimitër Sinani kanë humbur jetën në mënyrë tragjike pasi banesa ku ata jetonin u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të paradites së sotme  në fshatin  Mliz të Elbasanit.  Sipas të dhënave, bashkëshortët ishin të vetëm në shtëpi kur ka shpërthyer zjarri. Në përpjekje për të neutralizuar flakët , çifti i bashkëshortëve Sinani është asfiksuar e më pas djegur e karbonizuar.

Djali i vetëm i çiftit ndodhej në punë në bujqësi kur ka ndodhur ngjarja. Kanë qenë fqinjët që kanë pikasur flakët dhe më pas ata kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Banorë të fshatit shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe se ende nuk i dinë rrethanat e saj. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. Sipas policisë dyshohet se shkak mund të ketë qenë një bombol gazi. Por sipas dëshmitarëve okularë bombola nuk kishte shpërthyer.

Tv Klan