Qyteti i Korçës është tronditur nga krimi brenda familjes. Një 34-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka plagosur rëndë veten duke mos patur mundësi mbijetese.

Pas një sherri mes tyre Mikel Xhiko goditi bashkëshorten nënë e vajzës së tij 5-vjeçare me thikë në grykë. Yllka Xhiko 29 vjeçe ka ndërruar jetë në pak minuta.

Policia thotë se pas kësaj Mikel Xhiko ka goditur veten disa herë në bark me të njëjtën thikë. Edhe pse është dërguar menjëherë në spital ai nuk i ka mbijetur plagëve. Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit të Korçës.

Disa fqinj të çiftit kanë dëgjuar konfliktin mes tyre si dhe të qarat e fëmijës, çka i ka shtyrë ata të hyjnë në banesë. Ata kanë Yllka Xhikon të pajetë dhe pranë saj Mikel Xhikon. Vajza e tyre 5 vjeç mendohet se ka parë të gjithë ngjarjen. Ajo është gjetur nga fqinjës duke qarë pranë prindërve. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur procedurat hetimore me marrjen në pyetje të fqinjëve, ndërsa mësohet se fëmija ndodhet nën kujdesin e psikologëve. Pista e parë ku po heton policia është xhelozia, por nuk përjashtohet edhe ndikimi i Xhikos nga konsumimi lëndëve narkotike.

Më parë Xhiko ka qenë i dënuar me 4 vjet burgim për trafikimin e lëndëve narkotike.

Tv Klan