12 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga përmbysja e varkës

Të paktën 12 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën ata po udhëtonin u mbyt në Greqi. Në varkë ndodheshin 50 persona. Roja Bregdetare Greke kishte marrë një informacion në orën 09:15 të mëngjesit disa emigrantë kishin kërkuar ndihmë.

Kërkimet janë vështirësuar për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë. Vetëm 21 prej tyre janë arritur që të shpëtohen, ndërsa shumë rezultojnë të zhdukur.

Sipas autoriteteve bilanci mund të rëndohet edhe më shumë pasi numri i të zhdukurve është i lartë. Emigrantët vinin nga Lindja e Mesme dhe kishin si destinacion Italinë.

Klan Plus