“Salome” është shfaqja më e re që është vënë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Një tragjedi me një akt, shkruar nga Oskar Uajlld që bazohet lirisht mbi historinë biblike, ashtu siç është treguar në librat e Dhiatës së Vjetër. Vepra vendoset gjatë periudhës biblike në Judé, një zonë historike me shtrirje ne Lindjen e Mesme, pranë së cilës sot ndodhen Palestina dhe Izraeli.

Për të folur më shumë për këtë vepër ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja Ermira Hysaj.

“Salome” është cilësuar si tragjedi, sepse aty ndodhin 3 vrasje. Megjithatë në pjesën origjinale, shkruar në frëngjit, cilësohet si dramë me një akt. Është shumë intrigues personazhi Salome. Është një rol karriere që është fat ta luash. Princesha Salome dashurohet me Jokananin, i cili është ndryshe nga të tjerët, profet. Ajo dashurohet me një pasion të frikshëm që e çon në prerjen e kokës së tij për shkak të refuzimit që ai i bën. Regjisori është italian”,

tha Hysaj.

Shfaqja do të jetë në skenë në datat 18-21 Prill, në Tetrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në orën 20:00.

/tvklan.al