Ministria e Mjedisit dhe Turizmit do të certifikojë së shpejti udhërrëfyesit e parë turistikë. Gjatë interpelancës me operatorët turistikë, Ministri Klosi bëri me dije se tashmë edhe kjo fushë do të formalizohet duke vënë në shërbim të turistëve persona të trajtuan dhe specializuar.

Sa i takon udhërrëfyesve turistikë të huaj, Ministri Klosi bëri me dije se nëse ai nuk është i certifikuar në Shqipëri mund të shërbejë si shoqërues turistësh, por duhet të ketë gjithashtu edhe një udhërrëfyes turistik të certifikuar. E nëse nuk e zbatojnë këtë pikë, ata ndëshkohen me 150 000 lekë gjobë.

Tv Klan