Transportonte 12 sirianë, pranga 42-vjeçarit


Transportonte 12 sirianë, pranga 42-vjeçarit

11:38 29/07/2021

Emigrantët po udhëtonin drejt Tiranës dhe kishin destinacion përfundimtar vendet e Europës

Goditet në Vlorë një rast i kalimit të paligjshëm të kufirit. Një 42-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga gjatë operacionit “Bypass” të Policisë së Vlorës dhe forcave Shqiponja.

Ai është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e policisë, në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm sirianë, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Tv Klan







Të ngjashme