Një i ri është arrestuar nga policia gjatë aksionit të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit ilegal të transportit të emigrantëve të paligjshëm.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale I.K. Ai u ndalua në lagjen Nr.3 të Pogradecit duke transportuar me makinë drejt Tiranës 5 refugjatë nga Lindja e Mesme.

Atyre u kishte premtuar se do t’i ndihmonte për të kaluar drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.  /tvklan.al