Gazetarja e Zërit të Amerikës në Washington, Keida Kostreci ka treguar detajet e fundit nga trazirat në SHBA. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Kostreci është shprehur se situata ka agravuar shumë dhe askush nuk e kishte menduar se diçka e tillë mund të ndodhte.

Keida Kostreci gazetare e VOA në Washington: Në fakt mëngjesi dhe orët e para të pasdites ishin vërtetë të qeta,  në momentin kur ne po raportonim. Pasi Trump mbaroi fjalimi dhe u largua, mbështetësit e tij iu drejtuar godinës së Kongresit. Të gjitha trazirat kanë nisur vonë dhe është një situatë e pabesueshme ajo që po ndodh tani.

Kishte shumë njerëz që kishin ardhur në Washington, por një situatë e tillë nuk ishte parashikuar që të ndodhte. Dje ka pasur paralajmërime dhe përgatitje për këtë që po ndodh. Tashmë Garda e Republikës është në gatishmëri dhe po përpiqet për të qetësuar situatën.

Më tej gazetarja ka thënë se shumë zyrtarë janë evakuuar, por të tjerë ndodhen në zyrat e tyre dhe po punohet që ata të jenë të sigurt./tvklan.al