Është ngushtuar së tepërmi rrethi i kandidatëve për pasardhësin Aresene Wenger tek Arsenal. Në fund të sezonit atëherë kur francezi të mos jetë më në drejtim të klubit do të bëhet edhe kalimi zyrtar, por më parë duhet të gjendet trajneri paues.

Veç Massimiliano Allegrit që po me trofetë e fituar po rrit kërkesat e tij financiare në listë janë edhe dy ish futbollistë të klubit londinez. Patrick Viera dhe Mikel Arteta janë dy kandidatët. Viera për momentin drejton skuadrën amerikane të New York City, në Major League Soccer dhe në këtë kampionat po bën një paraqitje shumë të mirë, ndërsa Arteta është zëvendës-trajner tek Manchester City.

Në pole pozition është Allegri që është pranë sigurimit matematik të titullit të 7 të Juventusit dhe të 4 e tij personal me këtë klub do të kërkojë shumë. Por së pari ai do të kërkojë vazhdimin e rrugës me Juventusin. Projekti që do ta bënte atë të largohej nga Serie A duhet të jetë tejet ambicioz për ti garantuar teknikut lojtarë të aftë për të fituar më shumë se trofetë kombëtarë.

Tv Klan