Familja Farruku në Manzë me fëmijën 2 vjeç kalojnë natën nën plastmas

“Tërmeti i 26 Nëntorit nuk ka lënë mënjanë as Njësinë Administrative Manzë. Ndërtesa që ndodhet pas meje ka qenë 4 katëshe, ku kati i parë që shërbente si supermarket, tani ndodhet nën tokë”.

Në këtë fshat fatkeqësia nuk ka pyetur për të pasur e për të varfër. Teksa të gjithë presin për një çadër ku të kalojnë natën, banorët kanë parë si të vetmen shpëtim makinat e disa duke rrezikuar jetë janë kthyer në banesat e prishura.

Familja Farruku është një ndër to raste ku pamja që të ofrohet nuk lë vend për fjalë.

Hamdi dhe Nesile Farruku, burrë dhe grua të dy me aftësi të kufizuara, kanë që nga tërmeti i para një jave që e kalojnë natën në këtë karrocë, së bashku me vajzën e tyre Xhensilën vetëm 2 vjeçe.

Xhezmiu dhe bashkëshortja e tij Shpëtimja tregojnë se ata flenë në makinë, por ajo është shumë e vogël për të marrë djalin me nusen dhe vajzën në të.

Vogëlushja Xhensila është ajo që po vuan më tepër këtë situatë, e cila ndonëse e vogël i kupton të gjitha.

Klan Plus