Trofetë e fituar nga Manchester City në sezonin e kaluar do të ekspozohen në Tiranë. Parada fantastike me “Treble Tour” do të jetë më e prekshme për tifozët shqiptarë, pasi do të qëndrojë në Tiranë për dy ditë. Manchester City, skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit do të sjellë në kryeqytetin tonë, trofetë e Premier League, Champions League dhe Botërorin e Klubeve. Të gjithë trofetë e fituar nga Manchester City, do të ekspozohen të mërkurën e 17 prillit në Qendrën për Hapje dhe Dialog të Kryeministria.

Më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”, të nesërmen e 18 prillit. Sigurisht premisa të mëdha për të patur në Shqipëri në vizitë, e ndoshta edhe miqësore të ardhshme të Manchester City-t. Citizens, që po shtojnë radhët me tifozë, tani afrohen në mënyrë konkrete përmes bashkëpunimit me akademinë Dyrrah City. Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare, ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group prej kohësh.

Klan News