Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka një llogari bankare në Kinë dhe për vite me radhë ka zhvilluar biznesin e tij në këtë shtet. Kështu shkruan New York Times në një artikull të publikuar këtë të mërkurë.

Sipas kësaj medie llogaria kontrollohet nga Trump International Hotels Management dhe ka paguar taksa lokale nga viti 2013 deri në 2015.

Nga ana tjetër një zëdhënës i Trump tha se llogaria bankare është krijuar për të eksploruar potencialin për marrëveshje hoteliere në Azi.

Por vetë Trump ka qenë kritik ndaj kompanive amerikane që bëjnë biznes në Kinë dhe ai ka nxitur një luftë tregtare mes dy vendeve.

Nuk është hera e parë që Presidenti i SHBA, sulmohet nga mediat lidhur me bizneset e tij dhe shmangien e taksave që ai ka bërë. Pak javë më parë NYT publikoi një investigim dhe zbuloi se Trump për vite me radhë kishte paguar vetëm 750 USD taksa në vit./tvklan.al