Donald Trump iu drejtua për herë të dytë si president i SHBA-ve Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në një fjalim përmbledhës ku sulmoi regjimin iranian për pasurimin e uraniumit dhe programit raketor.

Donald Trump, presidenti i SHBA-ve :

Liderët iranianë mbjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme. SHBA-të kanë nisur një fushatë presioni dhe sanksionesh për të ndaluar regjimin së zhvilluari axhendën e përgjakjes. Nuk mund të lejojmë financuesit e terrorizmit të kërcënojnë SHBA-të dhe të terrorizojnë botën. U kërkoj të gjithë vendeve të izolojnë regjimin iranian.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu presidentin sirian Bashar Al-Assad të mos përdorë armë kimike ndaj popullit të tij, përndryshe SHBA-të do të përgjigjen.

Trump lavdëroi arritjet në gadishullin korean dhe marrëveshjen me Korenë e Veriut, duke përgëzuar liderin komunist Kim Jong-un, një vit pasi nga e njejta foltore e kishte quajtur njeriu-raketë, duke e kërcënuar me pasojat më të rënda në histori.

Tv Klan