Saktësia e identifikimit të patologjive të mundshme është në masën 85%

Krijohet tualeti inteligjent në gjendje të diagnostikojë sëmundjet e traktit gastrointestinal. WC është e pajisur me një sistem të sofistikuar fotokamerash, e imazhet më pas analizohen nga inteligjenca artificiale, që falë konfrontimit me një databazë që përmban shumë të dhëna, është në gjende të identifikojë praninë e patologjive të mundshme.

Sipas kërkuesve që kanë punuar në këtë projekt, tualeti inteligjent mund të jetë një ndihmë e madhe për mjekët gastroenterologëve, pasi mund të monitorojë në mënyrë sisitematike, edhe në shtrirje të gjatë kohore funksionalitetet e pacientëve.

Nga eksperimentet e realizuara deri tani në funksionimin e sistemit me 3300 imazhe, saktësia e praktikës është 85%.

Sipas autorëve të studimit, kjo mund të jetë një alternativë mjaft e mirë në ndihmë të shëndetësisë, pasi lehtëson procedurat e kontrollit të pacientëve dhe mund të monitorojë dhe të dallojë shqetësime në faza shumë të hershme të problemeve gastrointestinal.

Klan News