“12 milje e papranueshme, rikthehemi në vitin 1923”

Turqia e konsideron si precedent aplikimin e zgjerimit me 12 milje të ujërave tertoriale nga ana e Greqisë dhe i trembet ndërrmarrjes së një veprimi të tillë nga Athina edhe në Egje. Ndaj admirali turk Xhivat Jajxhë këshillon Shqipërinë dhe Greqinë që mos të shkojnë në gjykatën ndërkombëtare për të drejtën e detit, por pikat në diskutim t’i zgjidhin me marrëveshje.

Shkuarja në Gjykatën Ndërkombëtare për Detin nuk është zgjidhje. Nuk mund të shkohet në këtë gjykatë për të vendosur për çdo komponent. Palët duhet të ulen në tavolinë dhe në bazë të mosmarrëveshjeve që kanë më pas mund të shkojnë drejt gjykatës. Zgjidhja me dialog është mënyra më e mirë ashtu siç bëmë ne me Libinë”, thotë ai.

Sipas admiralit turk, zgjerimi me 12 milje nga Greqia nuk mund të jetë në diskutim dhe është e papranueshme.

Asnjë vend nuk duhet të falë zgjerimin as me të paktën 1 milje. Nëse Greqia e gjeron kufirin me 1 milje merr 14 përqind të detit dhe nëse aplikon zgjerimin në det me 12 milje merr 72 përqind të detit Egje. Kjo lëvizje nga ana e Athinës zeron edhe marrëveshjen e Lozanës e vitit 1923 që lejon zgjerimin në det me 3 milje. Nëse Greqia aplikon zgjerimin e 12 milje atëherë duhet të diskutohet çdo gjë sërish nga e para”, shton Admirali.

Aplikimi i zgjerimit në det me 12 milje sipas admiralit do të prishë ekuilibrat në rajon dhe nëse Greqia nuk tërhiqet lufta është e pashmangshme.

Klan Plus