Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë  menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

/tvklan.al