Gjykata e Kukësit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Fisnik Sylen dhe Fitim Mujin. Deri në fund të hetimeve Muji dhe Syla do të qëndrojnë në detyrim paraqitje, edhe pse ekspertiza e marrë nga arma ka vërtetuar se këto 2 persona nuk kanë lidhje me armën.

Më herët vetë Fjolla Morina e ka pranuar autorësinë e pistoletës, duke u shprehur se personat që e shoqëronin nuk kanë lidhje më armen, por për çudi gjykata i la në qeli.

Fisnik Syla dhe Fitim Muji u arrestuan pak javë më parë në Doganën e Morinës, bashkë më to edhe këngëtarja Fjolla Morina. Pas kontrollit të mjetit me të cilin po udhëtonin drejt Shqipërisë, Policia Kufitare gjeti 1 armë dhe 23 fishekë.

Klan Plus