Njeriu zakonisht ruhet nga rreziqe të ndryshme pasi del nga shtëpia, por ndodh që të mos jetë i sigurt as nën çatinë e tij. Ky është rasti i një 25-vjeçari në Turqi, i cili pasi është grindur me gruan bashkëmoshatare ka shkuar të flejë.

Duke përfituar nga situata, Gamze D. mori një thikë nga kuzhina dhe e goditi 6 herë në gjumë bashkëshortin e saj Adem D..

Ulërimat u dëgjuan nga fqinjët të cilët njoftuan policinë dhe ambulancën.

Adem D. u dërgua menjëherë në spital, ku vazhdon të jetë në rrezik për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij u arrestua.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në Gaziantep të Turqisë, por është raportuar në media vetëm sëfundmi.  Çifti ishte i martuar prej 3 vitesh. /tvklan.al