Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka shpallur 18 gjyqtarët të cilët do të vendosin drejtësi në Kampionatin Europian të kësaj vere. Ashtu siç edhe pritej, lista është e pushtuar nga gjyqtarë Europian, teksa në Euro2024 do të jetë edhe argjentinasi, Facundo Tello, së bashku me dy ndihmësit e tij.

“UEFA EURO 2024 është kulmi i futbollit të ekipeve kombëtare evropiane me ekipet më të mira që konkurrojnë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur gjyqtarët më të mirë për të gjykuar këto ndeshje. Të gjithë gjyqtarët e zgjedhur kanë performuar vazhdimisht me standardet më të larta në garat e UEFA-s. Ata janë përgatitur jashtëzakonisht mirë për të qenë në këtë pozicion dhe ne kemi besim të plotë tek ta për të treguar cilësinë e tyre në turne.”

Ekipet e arbitrave në çdo ndeshje do të përbëhen nga një arbitër, dy ndihmës gjyqtarë dhe një gjyqtar i katërt, si edhe një ndihmës arbitri rezervë në stadium dhe një ekip prej tre zyrtarësh që do të rishikojnë episodet nga dhoma e VAR.

Përgatitja e zyrtarëve për EURO 2024 do të përfshijë një kurs për të gjithë gjyqtarët, ndihmësit e arbitrave dhe zyrtarët e VAR, i cili do të zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë, në mes të muajit maj.  

Gjatë turneut gjyqtarët do të kenë kampin e tyre bazë në Frankfurt. Zyrtarët e VAR do të vendosen në Leipzig, ku gjatë ndeshjeve do të operojnë nga Qendra Ndërkombëtare e Transmetimeve. Euro2024 është një ekskluzivitet i TV Klan.

Klan News