“Uji i ndotur me substanca radioaktive mund të dëmtojë ADN-në”



“Uji i ndotur me substanca radioaktive mund të dëmtojë ADN-në”

17:40 23/10/2020

Uji i ndotur nga uzina bërthamore e Fukushimas në Japoni që përmban një substancë radioaktive që ka potencialin të dëmtojë ADN-në e njeriut. Ky është përfundimi i raportit të hartuar nga Greenpeace.

Nga ana tjetër shumë shkencëtarë shprehen se rreziku është i ulët, por disa ambientalistë e kundërshtojnë idenë.

Në një kohë që Greenpeace ka ngritur alarmin për ujin e uzinës, nga qeveria e Japonisë ende nuk ka një reagim.

Prej kohësh në Japoni po debatohet për ujin e uzinës bërthamore, pasi mendohet se mbi 1 milion tonë ujë i ndotur do shkarkohet në det. Ende nuk ka një vendim zyrtar, por mediat vendase kanë raportuar se mund të ndërtohet dhe impiante për të ruajtur ujin e ndotur./tvklan.al




Të ngjashme