Të papijshëm e ka vlerësuar ujin në hidrodrini Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Në analizat e reja sipas këtij institute në kaptazhën e Drenocit janë gjetur baktere koliforme dhe Esheria Coli. Ndërsa analizat për mostrat nga rrjeti i ujësjellësit që furnizon tri fshatra të Deçanit, nuk kanë rezultuar njëjtë.

Për këtë çështje është debatuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Se janë pusetat lehtë të qasshme në komunën e Decanit e ka konfirmuar edhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

“Nuk është aplikuar asnjëherë për leje. Sa kemi raste të tilla investime që i kanë bërë komunat me investime vetanake dhe s’janë ndjekur procedurat, komuna e Deçanit e ka ndërtuar ujësjellësin, por s’ka leje”.

Derisa opozita sërish ka kritikuar qasjen e qeverisë së Kosovës, lidhur me helmimet e qytetarëve të Deçanit. Ndërkohë komuna e Deçanit u apelon banorëve të fshatrave përreth që të mos e përdorin ujin e pijes deri në një njoftim të ri.

Tv Klan