Ujqërit po rikthehen me ndihmën e ushtrisë



Ujqërit po rikthehen me ndihmën e ushtrisë

22:19 22/02/2019

Njerëzimi nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të lehtë me ujqërit. Që në mitologji ata janë parë si krijesa të frikshme dhe përgjatë shekujve, pikërisht kjo frikë ndaj tyre ka çuar në uljen drastike të popullsisë së ujqërve nëpër Europë, përfshirë Gjermaninë e shekullit të 19.

Në 1960, numri i ujqërve (Canis lupus) në Europë arriti pikën më të ulët të të gjitha kohërave, duke çuar gati në zhdukjen e tyre.

Por përgjatë viteve të fundit, ata kanë rinisur në mënyrë graduale që të rikthehen në Gjermani dhe sipas një pune të re kërkimore, rezulton se janë ndihmuar nga një aleat i pazakontë: ushtria gjermane.

Kjo ndihmë në fakt nuk është e qëllimshme.

Janë disa faktorë që kanë kontribuuar në rritjen e popullsisë së ujqërve me 36 përqind në vit, përfshirë implementimin e ligjeve në 1980-n dhe 1990-n për mbrojtjen e kafshëve të egra, ashtu sikurse edhe rritja e popullsisë së kafshëve të egra nëpër Europë, që në vetvete ka shtuar ushqimin për ujqërit.

Megjithatë, ekziston një korrelacion interesant. Ilka Reinhardt, biolog dhe ekspert i ujqërve i institutit gjerman LUPUS dalloi diçka tepër të veçantë tek grabitqarët kaninë, të cilët u rikthyen në pyjet e Gjermanisë. Ujqërit e parë që u vendosën në zonat e reja, zunë vend në zonat stërvitore ushtarake.

Reinhardt dhe grupi i saj i punës nisën të hetonin pikërisht këto zona dhe zbuluan se ato kishin një përqindje më të ulët të vrasjeve të ujqërve, madje më shumë sesa në zonat e mbrojtura ligjërisht.

Sipas ekspertëve, diferenca mes zonave ushtarake dhe të tjerave është regjimi i gjuetisë. Në Gjermani, gjuetia në zonat stërvitore ushtarake supervizohen nga autoritetet federale dhe mbulon një hapësirë të gjerë.

Zonat ushtaraket njihen gjerësisht si vende ky gjallesat e egra lulëzojnë, duke shërbyer si strehë në një tokë që dominohet nga njerëzit.

Ekspertët thonë se prania e ujqërve është pozitive për disa ekosisteme.

/tvklan.al



Të ngjashme