Këngëtari Bujar Qamili zbuloi mbrëmjen e kësaj të shtune në “Klanifornia” një prej momenteve më të vështira që kishte kaluar në skenë.

“Unë zakonisht kam pasur gjithmonë sukses në skenë prej publikut të mrekullueshëm. Por një rast, para se të dilja në skenë, si gjithë të tjerët, shkova në tualet. Mirëpo aty siç duket kishte shpërthyer një çezmë edhe ngrita pantallonat (pjesën e poshtme) dhe harrova t’i ulja. Dola në skenë ashtu, me pantallona të ngritura. Zakonisht kisha sukses një herë, por atë natë, sukses tre herë, katër herë. Hiç mendja, publiku vazhdonte. Dikur më thotë një shok këngëtar, a e di për çfarë janë duartrokit? Hë mër për çfarë janë duartrokit. Po ti uli pantallonat thotë, se janë duke qesh”./tvklan.al