“Unë nuk e di në kanë veshur brekë apo jo, por maska dhe doreza nuk kanë”



“Unë nuk e di në kanë veshur brekë apo jo, por maska dhe doreza nuk kanë”

21:02 23/06/2020

Personeli i QSUT-së pa maska mbrojtëse, kthehet në rrezik për Covid-19

Sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por jo epidemia, siç u shpreh në një dalje publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ajo bëri apel për masa mbrojtëse, respektimin e distancave dhe përdorimin e maskave.

“Gjej rastin të apeloj sërish për rritjen e vetëdijesimit të çdonjërit prej jush, për zbatimin e rregullave të distancimit social, vendosjen e maskës, aty ku nuk është e mundur mbajtja e kësaj distance dhe gjithashtu dhe ruajtjen e higjienës personale. Janë këto, të vetmet armë që ne kemi për të shmangur përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm.”

Saimir Kodra: Higjiena personale e ka fjalën të ndërrojmë mbathjet, kantieret, çorapet, apo jo?

Gentian Zenelaj: Dush në mëngjes, të fërkosh këto mes gishtave të këmbës…

Saimir Kodra: Ogerta me të drejtë tha: Vendosja e maskave, higjiena personale, pra bëni dush çdo natë, ndërroni mbathjet, kantieret, etj…Ogerta të kam shumë xhan. Ke shumë të drejtë, e kemi lëshuar pak. Dmth e menderosëm fare, harruam distancimin, harruam maskat etj, por duke iu referuar të dhënave, shpërndarjes, gjurmimit që ju keni bërë, njerëzit e parë që u infektuan dhe më pas u shpërnda si poleni ky Korona(virusi) në të gjithë Shqipërinë, erdhi pikërisht nga QSUT. Pra, spitali yt, reforma yte, shëndetësia falas na bëri pikë të kuqe, na mbylli dyert Mali i Zi, nesër Greqia, Italia po ashtu do na bëjë… Pse e them këtë? Ndiqni pak këto pamje, i kemi xhiruar jo më larg se dje, ishim në QSUT… njerëzit me maska, vijnë mjekët i ka rënë të fikët njërit: ‘Çfarë ka kjo gruaja me (shpërvjel mëngët)…’ Unë nuk e di në kanë veshur brekë apo jo, por maska dhe doreza nuk kanë. Këtë e shof me sy.

Emisioni “Stop” sjell një vëzhgim përmes kamerës së fshehtë në QSUT, aty ku luftohet me koronavirusin dhe ku masat e sigurisë lënë për të dëshiruar.

Policët pa maska e po kështu personeli shëndetësor që duhet të japë ndihmën e parë, kanë bërë që QSUT të kthehet nga vendi i shërimit, në vatër të përhapjes së virusit Covid-19.

Polici – Çuna, mund t’ju ndihmoj me noi gjë?

Qytetari – Po presim një k’tu?

Polici – K’tu?

Qytetari – K’tu!

Qytetari – Barnat janë ktu?

Polici – Po!

Qytetari – Magazina e barnave?

Polici – Po të kishit badge, futeshit pa merak.

Qytetari – Hë?

Polici – Hë mo. Mirë, mirë! Po të kishit noi badge, lejohet, kurse pa badge…

Qytetari – Hë hë. Roje kshu shtet, apo privat?

Polici – Shtet!

Qytetari – Hë?

Polici – Shteti!

Qytetari – Pse s’mban një maskë për vete?

Polici – E kam k’tu, hajde mo! Është çikë si qetë sot, s’ka shumë… E kam mo në xhep, e kam, se më zë…

Qytetari – S’e vë në diskutim. Thjesht për veten tënde.

Polici – Dhe ne na ka ngushtuar pa maskë, s’e vë ja alergji në fytyrë…

Qytetari – E marr vesh, e marr.

/tvklan.al




Të ngjashme