Babai i Gentian Bejtjes, Gani Bejtja, ka folur ekskluzivisht për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, duke dhënë detaje për ekzekutimin e djalit të tij, ngjarje e ndodhur më 15 Mars 2024 në Fushë Krujë.

Babai i Gentian Bejtjas shtetasi Gani Bejtja ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka vendosur të flaës për vrasjen e të birit si dhe çfarë di ai për 3 atentatet e tjera që i ka shpëtuar. Momentet kritike të datës 15 mars në pasdite kur një Fuoristradë me xhama të zinj dhe 4 persona në të futen dhe i vrasin të birin në sy të dy fëmijëvë të mitur dhe dhe bashkëshortes.

Çfarë di Gani Bejtja për konfliktet me ish shokët nga Nikla të Gentjanit? CIla ishte marrëdhënia e Gantian Bejtjas me vëllezërit Durim dhe Valter Bami? Cila është e vërteta e njohjes me Iliaz Çalin dhe përse nuk i mori pjesë në varrim?

Çfarë njohje kishte Gentjan Bejtja me Ervis Martinajn? Çfarë ndodhi dhe përse u vu nën kërcënim Gentjan Bejtja pas zhdukjes së Enver Stafukës ? A ka patur lidhje Gentjan Bejtja me atentatin ndaj Emiljano Shullazit më 5 janar 2015 ?

A kishte ardhur policia për ta marrë në pyetje dhe sa e vërtetë është hipoteza se i biri ishte tentuar të bëhej bashkëpunëtorë i drejtësisë ? Për këto dhe shumë të tjera ju ftojmë të ndiqni intervistën e Gani Bejtjas i cili tregon dhe gëzhojat e pambledhura nga policia 3 pas ngjarjes në vendin e ngjarjes.