“35 mijë dosje të prapambetura”

USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar kanë nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për t’i ofruar ndihmën teknike të nevojshme kësaj të fundit.

Në një reagim në Twitter, Ambasada Amerikanë në Tiranë, bën me dije se një ekip i veçantë avokatësh shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

“Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 Prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt”.

Në këtë postim thuhet se ashtu si SHBA mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu mbështesin fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt të jetë e mundur”. /tvklan.al