Në fund të fundit Usain Bold është njeri.

Xhamajkani, ka zbritur më në fund nga froni i më të shpejtit në botë. Në garën e fundit individuale të karrierës, Usain Bolt dorëzoi titullin botëror duke humbur finalen e parë në karrierë, në garën e 100 metrave.

30 – vjeçari mundi të mbërrijë i treti në finishin e kësaj gare në Botërorin e Atletikës, që po zhvillohet në Londër. Ndryshe nga garat e tij të zakonshme Bolt, sërish gaboi që në start kur u nis ngadalë me hapa të gjatë.

Justin Gatlin tashmë është mbreti i ri i 100 metrave me 9 sekonda e 92 të qindtat.

Në vend të dytë me Medaljen e Argjendit u rendit amerikani tjetër Christian Coleman. Gatlin bëri garën më të mirë të jetës. Një sukses i jashtëzakonshëm për Gatlinin, që gjithsesi u gjunjëzua para Bolt në fund të garës.

Tv Klan