Ushqyerja me gji e foshnjes, specialistja: Këshillohet patjetër…

Ushqyerja me gji e foshnjes, specialistja: Këshillohet patjetër…

19:20 20/01/2020

Edhe pse të ushqyerit me gji është proces natyral, për disa nëna mund të jetë e vështirë në fillim. Mund të nevojitet kohë dhe praktikë, por edhe shumë informacione mbi higjienën që duhet të ketë.

Për të diskutuar për këtë temë, e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte specialistja e lakacionit, Ticiana Kushi.

Benefitet e qumështit të gjirit janë të panumërueshme. Kështu që këshillohet patjetër, përderisa është diçka e prodhuar nga vetë trupi i nënës. Ashtu si nëna e mban fëmijën për 9 muaj, jep më të mirën e saj, trupi jonë vazhdon dhe jep më të mirin e tij, edhe pasi ne e lindim bebin, duke e ushqyer me gji. Hemoglobinat që gjenden në qumështin e gjirit nuk mund të zëvendësohen kurrsesi në qumështin artificial, ndaj këshillohet që gjithë antitrupat, fëmija t’i marrë nga ushqyerja me gji dhe jo nga qumështi artificial. Gjithashtu rritja e imunitetit tek fëmijët, rritja e inteligjencës është ajo që bën përsëri që nëna të dojë dhe mundohet që të ushqejë beben me gji”.

Realizimi i dy dusheve trupore në ditë, tregon se mbahet një higjienë personale shumë e mirë. Gjoksi nuk ka nevojë të dezifektohet, përpara dhe pas dhënies së gjirit. Pastrimi i gjirit vazhdimisht provokon pakësimin e yndyrnave natyrale të lëkurës, duke krijuar si pasojë tharjen e tij./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi