Opinion- Më 4 Dhjetor të vitit 1912 shteti i ri shqiptar i krijuar në Vlorë me vendim të kryeministrit të asaj kohe, Ismail Qemali vendosi krijimin e forcave të armatosura të Shqipërisë së pavarur. Pjesa më e madhe e tyre ishin vullnetarë, të cilët udhëhiqeshin nga Isa Boletini u vunë në mbrojtje të shtetit shqiptar. Ministri i Parë i Mbrojtjes së shtetit Shqiptar u vu Mehmet Pashë Dërralla, ish-ushtarak i Perandorisë Osmane.  4 Dhjetori i 1912 njihet ende si festa e ushtrisë.

Lidhur më forcat e armatosura të republikës së Shqipërisë Blendi Fevziu kishte realizuar një puntatë të emisionit të tij “Opinion” ku ishin të ftuar Foto Duro kolonel, drejtor i shtabit të përgjithshëm, Perikli Koliqi kolonel, Kristaq Gerveni komandant i brigadës detare, Frederik Beltoja komandant i regjimentit të helikopterëve Farkë, Dorian Arapi rreshter dhe këshilltar i komandantit të KFB, Redion Qiriazi komandant toge në komandën e reagimit të shpejtë, Afërdita Blaka nënkolonele dhe oficere shtabi, Enkeleda Tyrku togere dhe specialiste e stërvitjeve dhe kimisë dhe Banda Frymore Forcave të Armatosura.

“Aktualisht Forcat e Armatosura në bazë të dokumenteve strategjike kanë rreth 5000 ushtarë në radhët e tyre dhe rreth gjysma e tyre janë ushtarë profesionistë. Në total FA përbëhet nga 14 mijë persona nga të cilët 2500 janë oficerë, 4500 nënoficerë, 5000 siç e thashë janë ushtarë dhe pjesa tjetër punonjës civilë. Kjo ka ardhur si rezultat i një numër vlerësimesh të sponsorizuara edhe nga SHBA. Momentalisht kemi dy dokumente të rëndësishme në dorë, atë të strategjisë kombëtare dhe strategjia ushtarake që është miratuar në Dhjetor të vitit të kaluar në Parlament. Në bazë të tyre FA ka atë sasi numerike që unë thashë. Sot ne kemi një pjejadë kuadrosh të rinj të cilët janë të mirëarsimuar dhe të specializuar për të komunikuar me kolegët e tyre në NATO”, tha koloneli Foto Duro./tvklan.al

Të ftuar: Foto Duro kolonel, Perikli Koliqi kolonel, Kristaq Gerveni komandant i brigadës detare, Frederik Beltoja komandant i regjimentit të helikopterëve Farkë, Dorian Arapi rreshter dhe këshilltar i komandantit të KFB, Redion Qiriazi komandant toge në komandën e reagimit të shpejtë, Afërdita Blaka nënkolonele dhe oficere shtabi, Enkeleda Tyrku togere dhe specialiste e stërvitjeve dhe kimisë dhe Banda Frymore Forcave të Armatosura.