Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shkurtër, ku shihen disa makina ushtrie në kryeqytet.

Rama njofton se FA do të mbrojnë popullin nga ata që ai i ka quajtur një pakicë tradhtarësh, që nuk respektojnë rregullat duke dalë nga shtëpia dhe do të monitorojë situatën në këtë periudhë shtetrrethimi.

“Tiranë – Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve”, ka shkruar kreu i qeverisë. /tvklan.al