Myrto Uzuni shënoi golin e dhjetë në këtë sezon të La Ligas. Sulmuesi i Kombëtares realizoi 11-metërsh, duke zhbllokuar takimin me Alavesh.

Ndeshja përfundioi me triumfin 2 – 0 të Granadas që duhet të bëjë mrekullinë që t’i shpëtojë rënies.

Arbnor Muçolli i dha fitoren e parë Goteborgut në këtë kampionat. Futbollisti i Kombëtares shënoi duke vendosur suksesin 1 – 0 në përballjen me Kalmarin e vlefshme për javën së tretë të ligës së parë në Suedi.

Muçolli realizoi në fillimin e pjesës së dytë të kësaj sfide në transfertë.

Tv Klan