“Vajte në spital me dashnorin”, burri ndahet nga gruaja

“Vajte në spital me dashnorin”, burri ndahet nga gruaja

09:29 10/11/2020

Dhurata Saliaj, një 32-vjeçare, u arrestua në muajin Tetor dhe po hetohet në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës.

32-vjeçarja është larguar nga banesa e bashkëshortit dhe po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj. Ndërsa 3 fëmijët po qëndrojnë me të atin.

Ndër të tjera, Dhurata është akuzuar nga burri, por edhe fëmijët e saj, për tradhti bashkëshortore. Në një intervistë për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, Dhurata Saliaj ka treguar se si nisi konflikti me bashkëshortin që çoi më pas edhe në arrestimin e saj.

Më datë 2 Tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore.

Por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

Dhurata Saliaj: 2 Tetor, ka qenë ditë e premte. Babai im kishte datëlindjen atë ditë. Ngrihem në mëngjes në orën 06:30 bëhem gati për të dalë për në punë. I them burrit nuk jam për punë sot se jam shumë e sëmurë i them, duhet të shkoj në spital. Ai më thotë shko se s’të gjen gjë ty, shko në punë. Kam pasur marrje mendsh, kisha të djersitura, nuk e kisha trupin në rregull fare.

Babai i Dhuratës: E kam marrë unë në telefon në mëngjes. I kam thënë, dhëndër unë kam datëlindjen, edhe i thashë ke 6 muaj pa më prurë gocë. Ka qenë virusi tha, ka qenë pandemia. E mirë i thashë unë, po kam ditëlindjen më 2 Tetor. U bëfsh 100 vjeç tha, se unë kam një darkë e nuk mund të vij. Po të vij ta marr unë vajzan time i thashë se ka 6 muaj goca pa ardhur tek shtëpia, me gjithë fëmijët. Më ka marrë malli për nipërit, për mbesën. Më tha nuk ke për të ardhur se kam një punë në darkë dhe kthehem vonë. Unë i thashë po e festoj me familjen time, me çunin, me nusen, me gruan edhe po vij të pi një kafe në darkë kur të kesh mbaruar punë me vizitën. Unë po të them kaq tha, nuk do vish se kam punë tha. Nuk ke për të ardhur tha.

Dhurata Saliaj: Në datën 2 unë iki në punë, jam paraqitur në orën 07:30 dhe në orën 08:45 kam marrë leje te shefja ime e punës. I kam thënë nuk ndihem mirë, duhet të largohem. Më dha leje. Më tha çfarë arsye ke. I thashë nuk ndihem mirë, jam shumë e sëmurë. Në rregull tha, më dha leje, ika. Kam vajtur në spital, i kam hipur autobusit te shkolla e baletit aty kam vajtur drejt për në spital. Aty kam bërë ekzaminime. Kam bërë një EKG zemre, që e vërtetoj që atë ditë kam qenë në spital. Bashkëshorti im më thoshte s’ke vajtur në spital, por ke vajtur me dashnorin. Unë nuk e di që në spital gjendet i dashur, nuk e di që në spital mund të gjesh një dashnor. E di që vete për të vizituar. Dashnorin nuk e di, duhet të ma gjejnë ata.  /tvklan.al





Të ngjashme