Valentino, D&G mbyllin Javën e Modës në Milano



Valentino, D&G mbyllin Javën e Modës në Milano

23:39 02/03/2021

Koleksionet homazh teatrove, kinematë u dëmtuan rëndë nga Covid-19

Valentino dhe Dolce&Gabbana ishin markat e radhës që prezantuan koleksionet e tyre në Javën e Modës në Milano.

Modelet ecën në një teatër të zbrazët të mbyllur nga pandemia e koronavirusit për koleksionin më të fundit të Valentino, ndërsa në shfaqjen e Dolce & Gabbana ata u përzien me robotë në një atmosferë të ngjashme me diskotekën.

Valentino u bëri homazhe vendeve kulturore, përfshirë kinematë dhe teatrot të cilat janë mbyllur për gati një vit, duke pritur një shfaqje  të dominuar nga rroba bardh e zi në Piccolo Teatro të Milanos.

Koleksioni i vjeshtës / dimrit 2021-2022 i Valentinos ka fustane të gjata, të lidhura me dantella, funde të shkurtër dhe pelerina. Vendimi për të prezantuar shfaqjen në një teatër ishte mbështetja e kulturës e dëmtuar rëndë nga Covid-19.

Kontrasti i veshjeve ishte me markën Dolce & Gabbana ku kishte ngjyra të ndritshme, veshje me leopard ,pallto dhe bluza vezulluese prej ari dhe argjendi e cila u transmetua në faqen e internetit të markës dhe mediat sociale.

Koleksioni përfshinte gjithashtu xhaketa me shpatulla të mëdha si ato të viteve 1990, disa fustane me lesh artificial dhe mini-funde që i ngjanin veshjeve hapësinore. Veshjet e tejdukshme plastike të kujtonin pajisjet mbrojtëse të veshura nga mjekët që luftonin me virusin në spitale.

Modeleve iu bashkuan edhe dy robotë të vegjël të krijuar nga Instituti Italian i Teknologjisë për të festuar punën e studiuesve italianë në teknologjitë robotike dhe inteligjencën artificiale.

Shfaqjet i dhanë fund gjashtë ditëve të Javës së Modës Milano për shkak të kufizimeve të Covid-19, të cilat u shtrënguan më tej nga qeveria gjatë fundjavës për shkak të një rritje të numrit të infeksioneve.

Klan News







Të ngjashme