Ende nuk ka nënshkruar në kontratë, por ajo do të mbërrijë së shpejti, ndoshta që këtë fundjavë. Valentino Rossi është në detajet e fundit për të vijuar karrierën në MotoGP. Piloti italian ka arritur akordin me skuderinë Petronas për të drejtuar motorrin e tyre në sezonin e ardhshëm të vitit 2021.

Nëntë herë kampioni i botës gjithashtu konfirmoi se midis çështjeve për t’u zgjidhur ka qenë specifikimi i modelit të motorit. 41-vjeçari vijon të jetë konkurrues në garat spektakolare të MotoGP.

Aktualisht Rossi mban vendin e nëntë në kampionatin botëror për shkak të aksidentit në garën e Misanos, megjithatë mbetet vetëm 26 pikë i distancuar nga lideri, Andrea Dovizioso te Ducati. Rossi kështu do të shkëmbejë vendet me Fabio Quartararo,  i cili po merr përsipër udhëtimin e tij me Fabrika Yamaha dhe do të bëhet shok i ekipit me yllin e Akademisë VR46 Franco Morbidelli sezonin e ardhshëm.

Valentino Rossi debutoi në elitën e garave me motora në vitin 2000, teksa gjatë karrierës së tij ka drejtuar në skuderi si Honda, Yamaha dhe Ducati.

Klan Plus