Pesë të rinj kanë marrë përsipër sulmin ndaj rezidencës së ambasadorit amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt. Anëtarët e grupimit anarkist ‘Rubikon’, pasi mbërrijnë me motoçikleta përpara shtëpisë së ambasadorit, ata sulmojnë me bojë të zezë dhe tymuese rezidencën e diplomatit amerikan.

Vetë ambasadori Geoffrey Pyatt reagoi duke e konsideruar aktin si “vandalizëm fëminor”.

“Do të vazhdoj të punoj bashkë me autoritetet greke që fajtorët të ndëshkohen sipas ligjit. Shkatërrimi i pronës nuk është protestë paqësore”

, shkroi ambasadori në Twitter.

Policia shoqëroi disa persona, të cilët më pas i la të lirë. Ministria e Jashtme dënoi sulmin, duke theksuar se akti nuk ka për të cënuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Tv Klan