Varhelyi: Shqipëria, gati për të çelur negociatat

Varhelyi: Shqipëria, gati për të çelur negociatat

15:35 16/01/2020

Rama: Të angazhuar për të përmbushur reformat

Ashtu si dhe në Shkup, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhei, edhe në Tiranë foli me doza të larta optimizmi për çeljen e negociatave të anëtarësimit në fundin e Marsit, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Varhei tha se optimizmi i tij bazohej në 3 shtylla kryesore, ku e para dhe më e rëndësishmja është metodologjia e re që do të përdoret për vendet që duan të anëtarësohet, por dhe për vendet anëtare, e që do të bëhet publike brenda këtij muaj.

Pas kontakteve personale, Komisioneri Varhei beson se qasja e vendeve skeptike si Franca apo Holanda ka ndryshuar për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Por që kjo të ndodhë, Varhei kërkon dhe bashkëpunimin e opozitës shqiptare dhe këtu vlerëson hapin e hedhur me arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Vetë Kryeministri përsërit se vendimi i Këshillit është krejtësisht i lidhur me politikën e brendshme të vendeve anëtare dhe se Shqipëria nuk do të jetë e varur nga kjo vendimmarrje për të vijuar reformat, por dhe nisma ligjore si ajo për të luftuar KÇK.

Për herë të parë, pa përmendur emra, Rama komentoi dhe vendimin e Gjykatës së Krujës për të liruar Endrit Doklen, një arsye më shumë për të vijuar luftën kundër të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

E pikërisht si vlerësim për reformat, Komisioneri lajmëroi dhe dhënien e një shpërblimi financiar nga fondet e Komisionit Europian prej 28 milionë eurosh.

Një tjetër mbështetje financiare që Komisioni dha për vendin tonë ishte dhe ajo për përballimin e kostove të tërmetit, që do të pasohet nga një tjetër shumë që do të bëhet e ditur në Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

E për të parë nga afër dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit, Kryeministri e ka shoqëruar Komisionerin Varhei në një nga zonat më të prekura në qytetin e Durrësit.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi