Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, pa zhvilluar sot një takim virtual me Kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se ka diskutuar me Ramën për të finalizuar kornizën e bisedimeve, mbështetjen e BE për Shqipërinë në luftën kundër COVID dhe për Samitin e Sofies.

Po ashtu komisioneri shprehet se kërkon që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Një takim virtual me Kryeministrin Edi Rama: diskutuam për punën e vazhdueshme për të finalizuar kornizën e bisedimeve, mbështetje në luftën kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për Samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”, shkruan Varhelyi./tvklan.al