Spitalet në Republikën Çeke dhe Sllovaki po shkojnë drejt kolapsit, qeveritë ashpërsojnë masat

Vendet e Europës Qendrore kanë raportuar një shtim të rasteve me Covid 19 gjatë kësaj jave. Për këtë arsye shumë shtete kanë nisur që të zgjasin periudhën e izolimit.

Në Republikën Çeke janë identifikuar rastet e para me variantin e ri të Mbretërisë së Bashkuar. Për këtë arsye qeveria ka shtyrë me një javë hapjen e dyqaneve, po ashtu edhe transporti publik do të jetë i mbyllur. Maska do të jetë e detyrueshme në të gjitha shkollat.

Spitalet në Çeki janë në gjendje kritike dhe duhet të transportojnë pacientë nëpër klinika të tjera jashtë vendit.Vetëm 14% e shtretërve në spitalet e vendit janë të lira.

Po ashtu edhe Gjermania e Polonia kanë raportuar një rritje të të infektuarëve. Numri i infeksioneve për 100 mijë banorë gjatë kësaj jave ka qenë në rreth 1 mijë. Qeveritë po shqyrtojnë mundësinë që të shtyjnë izolimin për shkak të rasteve të larta.

Në Hungari, në vend janë marrë masa të shumta si shtetrrethim gjatë natës, tubimet publike janë të ndaluara, eventet familjare janë të kufizuara në 10 persona dhe maskat janë të detyrueshme në vendet publike. Për shkak të rritjes së rasteve me variantin britanik do të shtyhen edhe dërgesat e vaksinës ruse Sputnik V dhe asaj kineze.

Gjatë kësaj jave Sllovakia u bë vendi me më shumë vdekje nga Covid 19. Numri i të shtruarëve arritën një shifër rekord me gati 3900 pacientë. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga vendet e tjera. Austria dhe Polonia kanë rënë darkort që të dërgojnë staf mjeksor në spitalet sllovake. Ndërkaq një mutacion i ri i Covid 19 është shfaqur edhe në veri të Turqisë. Ekspertët e kanë emërtuar si mutacioni i Detit të Zi dhe transmetueshmëria është tepër e lartë.

Aktualisht e gjitha bota numëron 111 milion të infektuar nga ku 2.5 milion kanë humbur jetën që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë.

Klan News