Gjatë aktivitetin “Drejtësia që duam”, Kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Vasilika Hysit nga politika, pas 12 vitesh.

“Këtu është mbi të gjitha me mua Vasilika, nënkryetarja e Kuvendit e cila hyri në skuadrën tonë në vitin 2009, në krye të listës së Tiranës. Arsyeja përse ne jemi këtu është ajo që unë sapo fola, nuk jemi këtu për të foilur për atë që do bëjmë por për çka është bërë. Sot, unë jam i emocionuar edhe për një fakt të veçantë sepse Vasilika, e cila prej 12 vjetësh ka shërbyer me shumë përkushtim, në të gjitha proceset e ligjbërjes dhe që mos gabohem është zysha e të gjithë këtyre këtu, më ka bërë me dije se ka vendosur t’u hapë rrugën kalamajve. Kështu që, Vasilika, me të gjithë konsideratën dhe besoj nuk kishte vend më të mirë se ky, ku po flas çka kemi bërë për reformën në drejtë, në të cilën ti ke një rol kyç“, tha Rama.  

“Në fakt ishte kënaqësi që unë sot siç hyra 12 vite më parë në politikë me një ëndërr dhe dëshirë për të kontribuuar për të drejtat e njeriut, për një reformë në drejtësi dhe shumë reforma të tjera, sot bëj këtë dalje publike për të thënë që jam e nderuar dhe e respektuar që në këto 12 vite, në një mandat në opozitë, dhe 2 mandate në qeverisje, mundëm të bëjmë realitet një ëndërr që e kemi pasur të gjithë bashkë, reformën në drejtësi, të pronës, në administratë publike, respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe luftën kundër diskriminimit”, u shpreh Hysi.

Një vlerësim të veçantë, Hysi kishte edhe për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Unë kam patur privilegj të punoj këto 4 vite, si zv/kryetare me Gramoz Ruçin, ka qenë një shkollë e dytë. Ju falenderoj e kam besim se skuadra e PS, do jetë model për mandatin e tretë por jo vetëm. Mbështetje maksimale jashtë grupit PS, por aktive për t’ju mbështetur, ndaj mos më kurseni”, shtoi ajo./tvklan.al