radikaE diela është shëndrruar në një ditë proteste për besëlidhjen për mbrojtjen e lumenjve dhe mbështetësit e saj.

Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve vijoi protestën e saj përpara selisë së Kryeministrisë, duke kërkuar transparencë nga qeveria në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës.

Qytetarët i kërkojnë qeverisë që të informojë në lidhje me projektet që parashikojnë devijimin e lumenjve dhe të mos e lejojë një gjë të tillë.

Nuk janë të shumtë në numër, por besojnë se qeveria duhet të dëgjojë çdo zë të qytetarëve të këtij vendi. Ky spostim i ujërave sipas ambientalistëve dibran dhe pushtetit lokal, do të ketë ndikim katastrofal për florën dhe faunën e rajonit më të gjerë, ndërsa në Shqipëri do t`i ulë edhe më shumë prurjet e ujit në kaskadat hidroenergjetike në lumin Drin.

Ata premtojnë se do të rikthehen për t’i thënë jo devijimit të lumit radika për ndërtimin e hidrocentralit të Lukovës.

Pesë ministra të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë munduar disa ditë më parë, të qetësojnë banorët e Dibrës, por dhe të gjithë shqiptarët, se nuk do të ketë projekt “Radika” kundër interesave shqiptare.

Protestuesit shprehen se nuk jane vetem  sepse protestat kane nisur nga shqiptaret edhe jashte Shqiperise.