Vazhdon lufta midis Amber Heard dhe Johnny Depp. Aktorja ka vendosur të mos heqë dorë nga akuzat e saj, në të cilat pretendon se Depp ka ushtruar dhunë mbi të.

Amber u ka kërkuar gjykatësve që të detyrojnë aktorin  të bëjë ekzaminime për shëndetin mendor, për shkak dhe të përdorimit të substancave të ndryshme narkotike.

Vitin e kaluar, aktori i “Pirates of the Caribbean” ngriti një padi 50 milionë dollarë për shpifje ndaj ish-gruas së tij, me të cilën ishte martuar për pak më shumë se një vit.

Klan Plus