Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus zbuloi se Kreshnik Cani, bashkëshorti i të ndjerës Sonila Cani, kishte shkuar në Islandë për të kërkuar azil pas largimit nga Italia.

Në puntatën e së hënës, në emision u zbuluan të tjera detaje. Informacioni më i fundit është se Kreshnik Cani nuk ndodhet më as në Islandë. Autoritetet islandeze i refuzuan atij azil dhe e dërguan deportiv në Shqipëri.

Bashkëshorti i Sonila Canit ndodhet në vendin tonë, ku mbërriti në fillim të muajit Shtator në aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga policë islandez.

Jo vetëm, por Islanda i ka ndaluar hyrjen në vend Kreshnik Canit për 2 vite pasi i refuzoi kërkesën për azil.

Kreshnik Cani u largua nga Italia në muajin Qershor dhe pretendoi se kishte shkuar në SHBA. Por Uniko mësoi se ai ndodhej në Islandë së bashku me djalin Tekon. Por së fundmi ai ndodhet në Shqipëri pasi autoritetet islandeze i refuzuan azilin dhe e kthyen në vendin tonë.

Në studion e emisionit Uniko ishin edhe prindërit e Sonilës, Sose dhe Dashnor Nazo, të cilët mbetën të befasuar nga ky fakt. Ata thanë se nuk ishin në dijeni të vendndodhjes së Kreshnikut. /tvklan.al