Aktori amerikan John Heard, i njohur për rolin e babait të Kevinit në filmin e mirënjohur “I vetëm në shtëpi” ka vdekur në Kaliforni të SHBA-ve.
Sipas “CNN” aktori 71-vjeçar vdiq të premten.
Para se të luante në filma kinematografikë, Heard ishte një aktor shumë i suksesshëm teatri.
Në vitin 1988 ai u paraqit rishtazi në një rol mbështetës në filmin e Tom Hanks, “Big” dhe më pas në “Beaches,” “The Pelican Brief,”, “Sharknado”, “Law & Order,” “Battlestar Galactica,” “Prison Break” dhe “Elementary.”
Rolet në filmat “Bad guy” dhe “Official” duket se iu përshtatën shumë mirë, ndërsa ai u nominua edhe për Çmimet Emmy me “The Sopranos.”
Megjithatë, ai kurrë nuk ia doli të lëkundte pozicionin e rolit të tij të babait në filmin “I vetëm në shtëpi”.
Heard u martua tri herë, një prej të cilave me yllin e “Superman”-it, Margot Kidder.
/tvklan.al