Vdes fëmija 16-muajsh, vuante nga sëmundja e rrallë

Vdes fëmija 16-muajsh, vuante nga sëmundja e rrallë

21:27 20/11/2020

Ndërron jetë një foshnje 16-muajshe në spitalin e Pediatrik në Tiranë. Ky është rasti i parë që një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Sipas shërbimit pediatrik në QSUT, foshnja po trajtohej prej disa ditësh dhe ishte në terapi intensive, pasi kishte pësuar edhe hemorragji. Sipas mjekëve pediatër, fëmija vuante nga sëmundja Kawasaki. Sindroma Kaëasaki, është një sëmundje e rrallë në fëmijëri, e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, ajo prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç, megjithëse në raste të rralla, mund të prekë edhe mosha të tjera.

Simptomat përfshijnë një temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, së bashku me një skuqje në qafë, buzë të thara e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të skuqur. Ndërlikimi më i rëndë që mund të japë është inflamacioni i arterieve koronare të zemrës, dhe mund të shkaktojë miokardit akut me insufiçencë të zemrës.

Ende ka paqartësi, por sipas studimeve të deritanishme vetëm një minorancë e vogël e fëmijëve të infektuar me SARS-CoV-2 zhvillon sëmundjen e Kawasakit, mendohet më pak se 1%.

Shkaku i sëmundjes së Kawasakit, të zbuluar rreth 50 vite më parë, mbetet ende i panjohur, ndonëse mendohet se shkaktohet nga një agjent infektiv. Për rastin e nddhur në pediatrinë e Tiranës, mjekët nuk dinë të thonë nëse Covid-19 e shkaktoi sindromë Kaëasaki apo e ndihmoi atë të çonte drejt fundit të jetës së fëmijës.

Klan Plus



Të ngjashme