Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë ka ndërruar jetë nga një goditje në zemër, pasi kishte marrë pjesë në një maratonë bamirësie për të ndihmuar në luftimin e kancerit.

Slim Chaker, 56 vjeç, u sëmur pasi vrapoi 500 metra dhe ndërroi jetë në një spital ushtarak, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Tunizi.

Kryeministri tunizian, Youssef Chahed tha se kishte humbur një “vëlla dhe koleg”, i cili kishte ndërruar jetë duke kryer një akt fisnik dhe humanitar.

Maratona u mbajt në qytetin bregdetar të Nabeul të dielën, për të mbledhur fonde me qëllim ndërtimin e një klinike që do iu vinte në ndihmë fëmijëve me kancer.

Chaker u emërua Ministër i Shëndetësisë vetëm muajin e kaluar, në një riorganizim të madh që përfshiu kabinetin e qeverisë.

Ai ishte një ish – bankier, i cili kishte shërbyer në Ministrinë e Financave, pas përmbysjes së sunduesit jetëgjatë Zine al-Abidine Ben Ali, në vitin 2011./tvklan.al